Aksidenti në Durrës ku humbën jetën dy të miturit, Balla paralajmëron ndryshime në Kodin Penal: Të fortët e lagjes të bëhen shembull nga Policia e Shtetit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal në Kuvend te aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur. Në fjalën e tij, ai paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal dhe iu drejtua Policisë së Shtetit që ‘të bëjë shembull të fortët e lagjes’. “Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit...
Burimi:
top-channel.tv