Aksidenti fatal në Durrës, Braçe kërkon ndryshime në Kodin Penal: Ishte vrasje me dashje, nuk mund t’i hiqen vetëm pikët e patentës
Erion Braçe ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Kuvend, ku pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës, deputeti socialit kërkon ndryshime në Kodin Penal. “Fjalët që duhet të thuhen këtu duhet të kenë logjikë. Nëse ka një qeveri që në dy kohë të ndryshme ka dhënë naftë pa akcizë dhe pa lekë fare, është qeveria Rama dhe Nano. Unë u çova për tjetër hall, dy familje përcollën sot pa shpirtin e tyre. Kush ka fëmijë e di mirë. Një i tretë ka një traumë të rëndë emocionale dhe mendore. E gjitha pasojë e një krimi të rëndë në një rrugë lagjeje. Vrasje me dashje për mua dhe asnjëherë aksident apo shkelje të rregullave. Është një ngjarje e përsëritur. Dje...
Burimi:
top-channel.tv