“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

Shqipëria po përjeton një transformim të dukshëm në sektorin e turizmit, ku investimet infrastrukturore, përmirësimi i lidhshmërisë dhe zgjerimi i ofertës turistike po e shndërrojnë vendin në një destinacion gjithnjë e më të aksesueshëm dhe të larmishëm gjatë gjithë vitit. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, në një intervistë për ATSH, u ndal në dinamikat kryesore të këtij zhvillimi, duke theksuar se turizmi sot nuk është më i kufizuar vetëm në zonat bregdetare, por është shtrirë ndjeshëm edhe në zonat rurale dhe malore. Sipas tij, ky zgjerim është rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve të realizuara në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin në zona që më parë konsideroheshin të vështira për t’u arritur. Ai thekson se Shqipëria ka një gjeografi unike që...