“Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish përmes rrjeteve sociale një reagimi të qeverisë së Iranit lidhur me ndërhyrjet e regjimit të Ajatollahëve përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit në Shqipëri. Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei I kërkoi kreut të qeverisë shqiptare që të mos akuzojë Teheranin për protestat, por ti përgjigjet popullit që kërkon drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. “Në vend që të shkruani një broshurë të gjatë plot akuza të pabazuara ndaj Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që thërret në rrugë: ‘Jo korrupsionit!’; ‘Duam drejtësi!’; ‘Rama ik!’”, deklaroi Baqaei. Rama e nis shënimin e tij në rrjetet sociale me fjalinë “Oh, i dashur, ju njerëz jeni vërtet pa pikë turpi!” Sipas kryeministrit qeveria...
Burimi:
top-channel.tv