Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se përjashtimi i tij nga Kuvendi me dhunë duke përdorur Gardën, është urdhëruar nga Taulant Balla për të mos përsëritur skenat në Kuvend, ku Shehaj akuzoi Ramën si autokrat “që ka vjedhur shqiptarët”. Shehaj tha se po sulmohet nga mazhoranca me pretendime absurde, që nuk i beson askush, në një tentativë për ta bërë pis. Biseda në studio Ylli Rakipi: Zoti Shehaj sot jeni përplasur me Gardën dhe nuk ju kanë lënë të hyni në Kuvend. Jeni sulmuar shumë nga pushteti këto kohë, për një vilë tuajën që e keni shitur. Ju sulmon më shumë Balla, ndoshta politikani më i “ndershëm” i shfaqur në Shqipëri në këto 35 vite dhe...
Burimi:
javanews.al