Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, ka shprehur mbështetjen për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar si i pavarur për kryebashkiak të Vlorës. Duka u shpreh se nuk sheh një kandidat më të përshtatshëm se Malaj për drejtimin e qytetit. “Unë e kam mik zotin Malaj. Zgjedhjet vendore nuk janë si zgjedhjet parlamentare. Jam realist dhe nuk shoh ndonjë më të zot se Arben Malaj. Nuk ka arsye pse të mos e mbështes,” tha ai. Nga ana tjetër, Malaj bëri akuza të forta ndaj Ramës dhe Berishë, duke pretenduar se po diskutohet që kryetarët e bashkive të zgjidhen nga këshillat bashkiakë dhe jo drejtpërdrejt nga qytetarët. Ai u shpreh...
Burimi:
javanews.al