Agron Duka do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja çfarë thotë kreu i ‘Agrares’

Agron Duka do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja çfarë thotë kreu i ‘Agrares’

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se opozita mund të ketë shanse reale për të fituar një numër bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2027, nëse do të përzgjedhë kandidatë të aftë për të fituar besimin e qytetarëve. Në një intervistë për “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Duka theksoi se zgjedhjet vendore varen kryesisht nga individi dhe jo vetëm nga forca politike. Ai u shpreh se aktualisht situata nuk është e favorshme në tërësi për opozitën, me përjashtim të disa zonave, ndërsa përmendi si shembull Kavajën dhe potencialin e mundshëm në Durrës. I pyetur për një kandidim të mundshëm për kryetar bashkie në Durrës, Duka la të hapur mundësinë, duke theksuar se një vendim i tillë do të...