Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Rama udhëtoi sot drejt Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet ditën e hënë, më 4 maj, në kryeqytetin Jerevan, me synimin të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit europian. Kryeministri Rama do të jetë i pranishëm të dielën, në darkën e mirëseardhjes të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan, dhe Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan. Samiti i këtij viti do të bëjë së bashku 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”, ndërkohë që Kryeministri i...