‘Afera ‘Balluku’ nuk mbyllet’/ Hoxhaj: Rama po përdor koncesionet dhe energjinë për influenca ndërkombëtare

‘Afera ‘Balluku’ nuk mbyllet’/ Hoxhaj: Rama po përdor koncesionet dhe energjinë për influenca ndërkombëtare

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Julian Hoxhaj komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe raportin e qeverisë me drejtësinë, duke u ndalur veçanërisht tek çështjet që lidhen me ministren Belinda Balluku dhe aferat në sektorin energjetik. Sipas tij, kryeministri Edi Rama arriti të kalojë një nga momentet më të vështira politike përballë presionit të drejtësisë dhe sot po sillet sikur institucionet e drejtësisë janë të parëndësishme për qeverinë. Hoxhaj deklaroi se çështja e Ballukut ka kaluar kufijtë e një afere të zakonshme korrupsioni dhe sipas tij bëhet fjalë për dëmtim të interesave kombëtare. Ai solli si shembull kontratat për parqet fotovoltaike dhe projektet energjetike, për të cilat pretendoi se po rëndojnë qytetarët shqiptarë me kosto shumë më të larta, ndërsa...