Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet
Çështja e aeroportit të Vlorës, nuk duhet parë si një debat politik, por si një çështje që lidhet me interesin e Republikës së Shqipërisë. Kështu u shpreh juristi Ylli Manjani, në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, për gazetarin Besard Jacaj. Manjani theksoi se aeroporti i Vlorës është një investim me rëndësi publike dhe se shteti nuk mund të qëndrojë pasiv përballë moszbatimit të afateve të parashikuara në kontratë. “Çështja e aeroportit të Vlorës nuk është çështja e Behgjet Pacollit, nuk është as çështje e Edi Ramës. Është çështje e Republikës së Shqipërisë. Është çështje e një investimi në Republikën e Shqipërisë. Na pëlqen apo s’na pëlqen, jemi dakord apo s’jemi dakord, është një fazë e tejkaluar”, tha ai. Aeroporti duhej të ishte përfunduar dhe...
Burimi:
javanews.al