Aeroporti i Vlorës 5 ditë i bllokuar, Karakaçi: S’ do të tolerohet, shteti do të marrë masa

Aeroporti i Vlorës 5 ditë i bllokuar, Karakaçi: S’ do të tolerohet, shteti do të marrë masa

Enea Karakaçi TIRANË-Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi gjatë një konference për shtyp ka komentuar situatën në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku punimet janë bllokuar prej 5-ditësh. Karakaçi është shprehur se Minisrtia e Infrastrukturës i ka ndjekur me shqetësim përplasjet dhe konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministri ka theksuar se situata është një konflikt mes dy palëve private. Karakaçi shprehet se bllokimi i kantierit, konfliktet gjyqësore dhe shkeljet kontraktore kanë shkaktuar vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj projektit. Ai ka njoftuar se shteti do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për respektimin e detyrimeve kontraktore. Enea Karakaçi: Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë...