Abilekaj: PD-ja tashmë është freskuar, por i duhet një gjuhë e re politike me protestuesit

Abilekaj: PD-ja tashmë është freskuar, por i duhet një gjuhë e re politike me protestuesit

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike është realizuar, por sfida e saj kryesore tashmë është krijimi i një komunikimi të ri politik që t’i përgjigjet pritshmërive të shoqërisë.Abilekaj tha se ndryshimet në strukturat drejtuese të PD-së duhen parë si një zhvillim pozitiv, pavarësisht kritikave apo preferencave personale për emra të caktuar. Sipas tij, arsyeja pse PD po shihet me vëmendje të madhe lidhet me zhvillimet e reja politike dhe me një lëvizje qytetare që ka dalë në skenë.Abilekaj theksoi se PD duhet të kuptojë ndryshimin e realitetit politik dhe të ndërtojë një qasje të re komunikimi me qytetarët. Sipas tij, kritikat ndaj PD-së nuk vijnë vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga një pjesë e shoqërisë që kërkon ndryshim dhe...