A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

Tirana do të mirëpresë këtë të hënë Konferencën Kombëtare me temë “Ndërveprimi i drejtësisë me median. Sfidat bashkëkohore”, një aktivitet që do të mbledhë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të Bashkimit Europian, gjyqtarë, prokurorë, akademikë dhe gazetarë. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Hotel Rogner dhe synon të nxisë debatin mbi marrëdhënien mes sistemit të drejtësisë dhe medias, si edhe sfidat që sjell komunikimi publik në një shoqëri demokratike. Përgjatë tre paneleve tematike do të diskutohen çështje që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe perceptimin publik, transparencën dhe komunikimin institucional, etikën në raportimin mediatik të proceseve gjyqësore, si edhe balancën mes të drejtës së informimit dhe ruajtjes së sekretit hetimor. Në konferencë do të marrin pjesë, mes të tjerëve, Kryetari...