A i është hequr vërtet “non grata” Berishës? Sanksionet vijojnë të jenë publike në faqen e DASH
Gazeta TemA i është drejtuar Zyrës së Marrëdhënieve Publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë për të kërkuar një konfirmim zyrtar mbi deklaratën e bërë nga PD në media, sipas së cilës, pas një bisede telefonike rreth 15-minutëshe me ambasadën amerikane, Sali Berisha është informuar se masat ndaj tij, përfshirë statusin “non grata” në Shtetet e Bashkuara, janë hequr. Në përgjigje të interesimit të Gazetës TemA, Zyra e Marrëdhënieve Publike e Ambasadës së SHBA na referoi te Zyra e Marrëdhënieve me Shtypin të Departamentit Amerikan të Shtetit për një përgjigje mbi këtë çështje. Deri në momentin e publikimit, TemA nuk ka marrë ende një përgjigje. Ndërkohë, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftimi për përcaktimin publik të Sali Berishës për përfshirje në korrupsion...
Burimi:
javanews.al