“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror
Një ditë pasi kërkoi të përfshihej si palë e tretë në procesin gjyqësor kundër emërimit të prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, ish-prokurori Tom Deda ka reaguar sërish. Deda pretendon se Dado është emëruar në vendin e tij, pasi ai u shkarkua nga detyra, dhe ngre pikëpyetje mbi plotësimin e kritereve ligjore për emërimin e tij si prokuror në vitin 2008. Ai i kërkon Dados të japë dorëheqjen dhe paralajmëron se do ta vazhdojë betejën ligjore. Reagimi i plotë i ish-prokurorit Tom Deda: Unë isha dje në një gjyq në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si pjesë e atij procesi ku Erion Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë absolute të dekretit të ish-Presidentit të Republikës për dekretimin e Ols Dados si prokuror në nëntor të vitit...
Burimi:
javanews.al