A duhet t’i bashkohen demokratët protestës? Kreu i PD-së: Vendi jonë është atje, injoroni sloganet kundër nesh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në protestën qytetare që zhvillohet prej 14 ditësh tashmë para kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, pavarësisht sloganeve që mund të artikulohen kundër PD-së dhe vetë tij.Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha iu përgjigj pyetjes së një qytetari lidhur me qëndrimin që duhet të mbajnë demokratët ndaj protestës. Sipas Berishës, demokratët duhet të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje, të cilën e cilësoi si protestën më qytetare të zhvilluar ndonjëherë në vend.“Mendoj se lutja, këshilla, kërkesa ime është, çdo demokrate e demokrat vendin e ka në atë protestë. Është protesta më qytetare. Në qoftë se themi se është protesta më qytetare, do...
Burimi:
sot.com.al