A do të dalë nga burgu? Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e Ilir Metës më 18 qershor

A do të dalë nga burgu? Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e Ilir Metës më 18 qershor

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 18 qershor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili në vazhdimësi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar të dalë nga izolimi dhe privimi i lirisë. Kjo është hera e disatë që Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia, madje më parë ka lënë garanci pasurore, por ato nuk janë marrë parasysh. Nuk dihet se përse seanca e sotme nuk është mbajtur dhe është shtyrë për më 18 qershor. Pak ditë më parë, ai humbi babain dhe SPAK i dha për dy ditë me radhë, disa orë liri, në mënyrë që t’i jepte lamtumirën e fundit në varrezat e vendlindjes, në Çepan të Skraparit, dhe të nesër të priste ngushëllime nga miq, bashkëpunëtorë...