“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni
Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësuesi i opozitës, Klevis Balliu, sulmoi Raportin e Integrimit 2025, duke e cilësuar atë si “një dokument propagandistik që fsheh degradimin e shtetit shqiptar nën korrupsionin, krimin e organizuar dhe kapjen politike të institucioneve”. Balliu deklaroi se procesi i IBAR-it për Shqipërinë është vonuar sërish, pasi 9 vende anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar shpjegime shtesë për problematikat në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe standardet demokratike. “Ky është alarm politik dhe diplomatik që rrëzon propagandën e qeverisë për ‘rekorde historike’ dhe ‘integrim të pakthyeshëm’. Me propagandë nuk integrohet askush në Bashkimin Europian”, deklaroi Balliu nga Kryesia e Kuvendit. Sipas tij, Shqipëria vazhdon të identifikohet...
Burimi:
top-channel.tv