8 maji/ Balliu: Taulant Balla dhe mediat e qeverisë ndërtuan skemë propagandistike për të kriminalizuar protestën e opozitës

8 maji/ Balliu: Taulant Balla dhe mediat e qeverisë ndërtuan skemë propagandistike për të kriminalizuar protestën e opozitës

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar për procedimin e tre shtetasve italianë gjatë protestës së opozitës, duke e cilësuar të gjithë ngjarjen si një operacion politik dhe propagandistik të orkestruar nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Balliu akuzoi policinë, mediat pranë qeverisë dhe përfaqësues të mazhorancës se kanë ndërtuar një narrativë të fabrikuar për të kriminalizuar protestën opozitare dhe për të goditur kundërshtarët politikë. Sipas tij, shoqërimi i italianëve u bë pa prova, ndërsa më pas u përdor nga media dhe eksponentë socialistë për të krijuar idenë e një organizimi të dhunshëm të protestës. DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, KLEVIS BALLIU Lajmi mbi procedimin e tre shtetasve italianë gjatë protestës së opozitës përbën një operacion të mirëfilltë politik dhe propagandistik, përmes të...