63 hektarë në Divjakë?! Berisha sqaron: Argita nuk ka asnjë metër katror tokë

63 hektarë në Divjakë?! Berisha sqaron: Argita nuk ka asnjë metër katror tokë

Lideri demokrat, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme duke kundërshtuar raportimet se vajza e tij, Argita Malltezi është pronare e 63 hektarëve tokë në Divjakë. Në një postim të bërë në Facebook-un e tij Berisha shkruan se e gjitha është një shpifje dhe gënjeshtër e madhe. Ndërsa shton se Argita si dhe familja e tij nuk kanë pasur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë, duke shtuar se nuk i kanë marrë tokën asnjë njeriu. “Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme. Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe...