Grabitet një argjendari në Paskuqan, autorët arratisen me motor pa targa

Grabitet një argjendari në Paskuqan, autorët arratisen me motor pa targa

Një argjendari është grabitur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një motor pa targa. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani nuk është bërë e ditur vlera e sendeve të grabitura, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të grabitjes.