Haradinaj mesazh Kurtit: Kryeministri ka për detyrë të gjejë zgjidhje

Haradinaj mesazh Kurtit: Kryeministri ka për detyrë të gjejë zgjidhje

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, skena politike mbetet në ngërç, ndërsa partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja. Edhe pse Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, kanë mundësinë të konstituojnë Kuvendin dhe të tentojnë formimin e qeverisë, mungesa e shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin drejt një krize të re institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme. Ish-kryeministri dhe kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve dëshmoi se asnjë forcë politike nuk mund t’i formojë e vetme institucionet. Sipas tij, Vetëvendosja duhet të heqë dorë ose nga posti i kryeministrit ose nga ai i presidentit, në mënyrë që të...