5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

Kryeparlamentari Niko Peleshi refuzoi kërkesën për inteperlancë urgjente të Gazment Bardhit me kryeministrin Rama për 5 kërkesat e paraqitura prej protestuesve. Peleshi tha se çështjet kanë natyrë legjislative dhe jo me kërkim shpjegimesh. “Shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete të Këshillit të Ministrave. Kërkesa nuk pranon një objekt të veçantë dhe të pavarur që të justifikojë zhvillimin e një interpelance urgjente. Kërkesa nuk pranohet”, tha Peleshi.