5.2 mld lekë financim ! Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët (MASAT)

5.2 mld lekë financim ! Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët (MASAT)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ministria e Bujqësisë ka hapur sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke iu dhënë mundësi fermerëve për të përfituar mbështetje për bagëtitë, bletarinë dhe të mbjellat. Në total fondi i dedikuar i skemës është 5,2 mld lekë. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh, krahas masave mbështetëse për fermerët. Bëhet fjalë për 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për fermerët dhe agrobiznesin që përfshijnë: • tufën bazë të matrikulluar të gjedhit • tufën bazë të matrikulluar të imtave • mbarështimin e bletarisë • tufën bazë të matrikulluar të dosave dhe/ose paradosave • kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera dhe tunele plastike • fermat organike • implementimin dhe certifikimin Global...