4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të financuar me 4 milionë euro organizimin e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West, duke e cilësuar investimin si një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Sipas Ramës, fondi u përdor në momentin e fundit për të shmangur anulimin e aktivitetit dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 vende të botës, të cilët kishin siguruar prej kohësh biletat për koncertin. Rama argumentoi se ndikimi ekonomik i këtij eventi pritet të jetë shumë më i madh se shuma e investuar. Ai tha se qeveria llogarit mbi 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare, duke përmendur si tregues rritjen e menjëhershme të rezervimeve në...