35-vjetori i PS, Balla: Mision historik, anëtarësimi në BE dhe çuarja e vendit në Ligën e Kampioneve në turizëm

35-vjetori i PS, Balla: Mision historik, anëtarësimi në BE dhe çuarja e vendit në Ligën e Kampioneve në turizëm

Partia Socialiste feston sot në Tiranë 35-vjetorin e themelimit të saj. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook i njeh Partisë Socialiste meritën e bërjes së Shqipërisë me shtet, institucione funksionale e shërbime europiane. Balla nënvizon se misioni historik i kësaj force politike, është përmbyllja e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ta çojnë vendin në Ligën e Kampionëve në Turizëm. “Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste Mirënjohje gjithmonë themeluesve, anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve, votuesve tanë Partia Socialiste ka meritën e padiskutueshme të bërjes së Shqipërisë me shtet, me institucione funksionale e shërbime europiane, ekonomi që rritet (tre herë më e madhe sot sesa në vitin 2013), shoqëri me drejtësi e barazi para ligjit, një vend turistik...