34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

34 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Me grumbullimin e zakonshëm te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas nisjen e marshimit drejt Kryeministrisë, protesta ka hyrë në ditën e saj të 34-t. Një ditë më parë, në protestën e mbajtur paradite para parlamentit, pati përplasje mes protestuesve e policisë. Në tubimin e mbrëmjes, protestuesit theksuan përmes një deklarate se arrestimet e disa prej tyre dhe përplasjet me deputetin Ulsi Manja ishin provokime. Ata marshuan edhe drejt komisariatit nr. 3 me kërkesën për të liruar protestuesit e arrestuar. Megjithatë, qytetarët thanë se do të vijojë protesta paqësore dhe do të rezistojnë e qëndrojnë. Pretendimi i tyre është se qeveria u përpoq ta bënte pis protestën. Thirrjet e protestuesve mbeten për dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie teknike me afat një-vjeçar dhe ndërhyrjet që...