“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve
Avokati Spartak Ngjela e cilësoi 26 majin e vitit 1996 si manipulimin më të madh zgjedhor në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për deformim brutal të votës dhe grabitje të kutive të votimit. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Ngjela deklaroi se masakra zgjedhore e asaj kohe ishte edhe fillimi i rënies politike të Berishës, pavarësisht se pas zgjedhjeve arriti të siguronte 131 mandate në Parlament. “Ishte një marrëzi e Saliut. Ishte turp historik. Ishte grabitje me dhunë e të gjitha kutive. I dolën sondazhet që nuk do të fitonte dot dhe prandaj bëri atë masakër”, u shpreh Ngjela. Teksa rikujtoi klimën e tensionit dhe manipulimeve të asaj kohe, avokati la të kuptohej se Berisha ka pasur lidhje me agjentura të huaja, duke paralajmëruar publikimin...
Burimi:
javanews.al