250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane në Tiranë: Gëzuar SHBA! Urime nga krerët e shtetit shqiptar

250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane në Tiranë: Gëzuar SHBA! Urime nga krerët e shtetit shqiptar

ambasada amerikane TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi përmes rrjeteve sociale. "Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara", thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook. Më herët, edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Rama e cilëson 4 Korrikun si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. "Mirëmëngjes, dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë...