“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Arbjan Mazniku ka folur për propozimin e mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive, duke thënë se vendi do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme vendore me një sistem të ri. Për mediat, Mazniku ka treguar qëllimin e kësaj harte të re. “Në muajin maj të 2027 do ketë zgjedhje vendore dhe do huyjmë me një sistem të rri dhe një hartë të re territoriale. Në vjeshtën e 2027 do mbyllim negociatat me BE dhe në 2029 do hyjme në BE. Kemi sfidë të forcojmë bashkitë dhe strukturat e tyre dhe në 2031 si bashki europiane të marrin më shumë fonde. Kjo është arsyeja pse kemi agjendë të ngjeshur. Nëse humbasim afatin e 2027 nuk humbasim 1 muaj, por 8...