200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

  Nga Boldnews.al Një trotuar rreth 300 metra i gjatë, ndër të paktët në gjendje të mirë në qytetin e Vlorës, do t’i nështrohet rikonstruksionit. Bashkia e drejtuar nga kryetarja Bruna Mersini ka vendosur të shpenzojë mbi 200 milionë lekë të vjetra (më shumë se 200 mijë euro) për riparimin e trotuarit që lidh Postën pranë Skelës me hyrjen e rrugës Transballkanike. Me një infrastrukturë në gjendje të degraduar, që karakterizohet nga përmbytjet në stinën e dimrit dhe kaosit të qarkullimit në stinën e verës, kryebashkiakja Mersini ka vendosur të kryejë shpenzimin në atë që mund të konsiderohet ndër të rrallët aks rrugor në situatë normale. Fotot që shoqërojë projektin “Rikonstruksion trotuare dhe hapsira rekreative ne rrugen Fejzo Gjomemo per vitin 2026” tregojnë se zona...