20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sinjalizim në kohë reale për incidente
20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City. 600 kamera janë instaluar në total që do të iofrojnë më shumë siguri për rreth 14 mijë nxënës. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe ministrja e Arsimit, inspektuan Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit Smart City. “Bën bashkë 3 komponentë, siguria rrugore, publike dhe në shkolla. Nga sot jemi gati për vitin e ardhshëm shkollor për të garantuar se gjithçka po bëhet në zbatim të ligjit duke adresuar dhe problematikat e prindërve. “Persona të paautorizuar futen me me sende të ndaluara apo sjellje të rrezikshme, Programi me inteligjence artificiale është programuar ti detektoje dhe ti paralajmëroje në kohë reale. Informacioni nga 20 shkolla të...
Burimi:
ntv.al