20 mijë pengje/ Denoncimi tronditës i gazetarit: Rama kriminalizoi shoqërinë në Durrës për të vjelë vota

20 mijë pengje/ Denoncimi tronditës i gazetarit: Rama kriminalizoi shoqërinë në Durrës për të vjelë vota

Gazetari Ferdinand Dervishi, në një analizë të publikuar në portalin Lapsi, shkruan se Edi Rama e ka kriminalizuar shoqërinë në qytetet e mëdha të vendit me qëllim për të vjelë vota. Ai merr rastin e Durrësi, por thotë se ky fenomen shfaqet edhe në qytete të tjera si në Elbasan dhe Fier. “Vrasja, më 3 maj 2026, e dy fëmijëve, në trotuar – jo në rrugë – nga një shofer i dehur përsëritës, i terrorizoi shqiptarët gjer në palcë. Ndërsa marshimi sensibilizues, organizuar nga qytetarët e Durrësit, ku morën pjesë diçka më tepër se 100 vetë, ishte zhgënjyes. Ky ishte vlerësimi për drithërimat e dhimbjes dhe terrorit. Kaq ishte protesta për policinë e tredhur lokale, për mjediset e munguara për fëmijët… Por, le të bëjmë...