“1300 ton kanabis dhe miliarda dollarë në duart e krimit”, Peka shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri fitoi zgjedhjet me..

“1300 ton kanabis dhe miliarda dollarë në duart e krimit”, Peka shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri fitoi zgjedhjet me..

Departamenti i Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike nuk ka dhënë një panoramë të mirë, sa i përket situatës së kriminalitetit në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, teksa ka folur me shifra dhe fakte konkrete. Drejtuesi, Avenir Peka në takimin e organizuar në selinë blu me temë ‘Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, tha se krimi i organizuar në vend ka evoluar nga kultivimi masiv i kanabisit në trafik ndërkombëtar të drogave të forta dhe mashtrime kibernetike, duke gjeneruar miliarda dollarë, të cilat dyshohet se kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore. Sipas tij, në periudhën 2014-2017, e cila konsiderohet kulmi i fenomenit të kanabisit, raportet ndërkombëtare vlerësojnë se...