100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament
Ndërsa këtë të enjte, më 21 maj, pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare, një nga çështjet që do të hidhet për votim është kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Europiane e Investimeve dhe qeveria shqiptare. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka folur për këtë projekt në një postim në rrjetet sociale, ku e konsideron si një nga nismat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe modernizimin urban të rajonit. Sipas tij, programi përfaqëson një hap të madh drejt kthimit të Shkodrës në një qendër moderne europiane, me turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe me standarde bashkëkohore infrastrukturore. “Ky program prej 100 milion...
Burimi:
javanews.al