100 kallëzime në SPAK për “Bela Mafian”, avokatja Adriana Kalaja zbardh aferat miliona euro të Belinda Ballukut…
Avokatja Adriana Kalaja ka lëshuar akuza mjaft të ashpra publike, duke njoftuar se të hënën do të depozitojë kallëzimin e saj të 100-të në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj asaj që ajo e cilëson si “Bela Mafia”, pjesë e së cilës është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Përmes këtij denoncimi, të cilin e ka bërë publik dje në rrjetet sociale, zonja Kalaja pretendon se ka zbardhur një rrjet të gjerë abuzimesh dhe korrupsioni me miliona euro fonde publike. Në qendër të deklaratës është shoqëria “Albcontrol”, e cila sipas saj, u shndërrua në një “bankomat” financiar për ish-zv/kryeministren Balluku dhe rrethin e saj familjar e politik. Avokatja ngre pikëpyetje të mëdha mbi përdorimin e fondit të kompanisë për faturat e çështjes Becchetti, si dhe për shpenzimet e...
Burimi:
sot.com.al