1 milion lekë gjobë për fermerët? Censi i Bujqësisë ndez debat në Komision, cilido që gënjen apo refuzon…

1 milion lekë gjobë për fermerët? Censi i Bujqësisë ndez debat në Komision, cilido që gënjen apo refuzon…

TIRANË- Projektligji "Censi i Bujqësisë" parashikon masa ndëshkuese për fermerët që refuzojnë të japin informacion ose të deklarojnë të dhëna të pasakta për tokën bujqësore dhe gjënë e gjallë për përfaqësuesit e INSTAT-it. Sipas projektligjit, bëhet fjalë për gjoba që shkojnë deri në 1 milion lekë. Ky nen nxiti debate gjatë seancës së Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rurals ku opozita shprehu shqetësime për proporcionin dhe zbatueshmërinë e masave. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se niveli i gjobave është i lartë në raport me të ardhurat e fermerëve dhe kërkoi sqarime për arsyet e vendosjes së tyre. “Përse aplikohet gjoba 30-100 mijë lekë të reja? Është disproporcionale me të ardhurat e fermerëve? Gjoba ka qenë gjithmonë problem. Gjoba është aplikuar që në vitin 2018,...