“1 miliard euro për sipërmarrjen”/ Rama prezanton planin më ambicioz për biznesin
Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme. Rama theksoi se programi nuk është vetëm një linjë kredie, por një proces më i gjerë ku përfshihen disa institucione, mes tyre Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Sipas tij, një fokus i veçantë do t’i kushtohet agro-përpunimit, turizmit dhe mbështetjes së shoqërive të përbashkëta në zonat rurale. “Ky program, kjo linjë kredie, është menduar për të vegjlit dhe të mesmit, jo për sipërmarrjet e mëdha, të cilat nuk do të kenë mundësi të kenë akses në këtë program. Që të jemi të qartë, ua kemi...
Burimi:
ntv.al