Policia blen 60 milionë lekë gaz lotsjellës
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur me urgjencë një tender për blerjen e gazit lotsjellës që do të përdoret nga makinat speciale të ujit për menaxhimin e turmave. Tenderi me vlerë gati 50 milionë lekë pa TVSH (rreth 60 milionë në total) është hapur për të pajisur tetë automjetet që ka në dispozicion sot policia për menaxhimin e turmave në trazira të mundshme. Në protestat e opozitës gazi lotsjellës është përdorur vazhdimisht, duke u përzierë me ujin dhe lëshuar nga autobotet. Në dokumentet e prokurimit tregohet se bëhet fjalë për “OC Gas Solution” (Oleoresin Capsicum), si lëndë për menaxhimin e trazirave, e cila është në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave. “Kjo lëndë do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve operacionale,...
Burimi:
opinion.al