Plas sherri mes socialistëve, Manja përplaset me Gjiknurin për ligjin e pronave, deputeti socialist braktis mbledhjen..

Plas sherri mes socialistëve, Manja përplaset me Gjiknurin për ligjin e pronave, deputeti socialist braktis mbledhjen..

Mbledhja e kësaj të marte në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shoqërua me debate të forta, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda radhëve të socialistëve. Në fokus të diskutimeve ishte shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku një pjesë e debatit u përqendrua te ndikimi që mund të kenë impiantet eolike në sipërfaqet bujqësore. I pari që ngriti shqetësimet ishte deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili kundërshtoi instalimin e këtyre impianteve duke argumentuar se ndërtimi i tyre kërkon ndërhyrje të konsiderueshme në tokë. “Një depozitë ujë 5000 litër të vendosësh, duhet do të bësh platformë betoni, jo më të vesh bateri të cilat mund të jenë sa një kontejner që...