Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen 18-vjeçari dhe babai i tij! Sulmi ndodhi brenda Poliklinikës
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 32-vjeçari, si edhe babanë e tij, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në ngjarje. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë shtetasit A. F., 18 vjeç, dhe A. M., 53 vjeç, babë e bir, të dy banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake rezulton se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në ambientet e Poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”. 18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë,...
Burimi:
gijotina.com