Plagosën 32-vjeçarin në Poliklinikën e Shkodrës, babë e bir lihen në “arrest shtëpie”, shfaqin pendesë
Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” babë e bir, që u përfshinë në konfliktin me një të plagosur në Poliklinikën e qytetit më 16 korrik. Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtarja Arta Llazani, prokurori Ndriçim Halilaj dhe avokati Bruno Pepa, mori tjetër rrjedhë, pasi u rrëzua akuza e tentativës për vrasje. 18-vjeçari dhe babai i tij kanë shfaqur pendesë për konfliktin, që sipas tyre ka ardhur në gjaknxehtësi e sipër. Nga hetimet nuk është provuar që i riu ka pasur thikë gjatë konfliktit. Bazuar në provat e paraqitura dhe pendesën e shfaqur, gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie”. Me të njëjtën masë sigurie u la edhe Arben Kepëca, i akuzuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Kepëca u mbrojt nga...
Burimi:
sot.com.al