PL i kërkon transparencë GJKKO-së për procesin ndaj Ilir Metës: Kafazi i xhamit cenon prezumimin e pafajësisë…
Partia e Lirisë i ka bërë thirrje Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që të garantojë transparencë të plotë në procesin gjyqësor ndaj kreut të PL Ilir Meta, duke kërkuar transmetimin live të seancave gjyqësore. Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, theksoi se kërkesa për transmetim të drejtpërdrejtë nuk është politike, por bazohet në parimin e publicitetit të gjykimit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Partia e Lirisë mbështeti gjithashtu qëndrimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit të xhamit për Ilir Metën, duke argumentuar se kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe vështirëson komunikimin me avokatët. Sipas deklaratës, procesi ndaj Metës ka interes të lartë publik dhe duhet të zhvillohet sipas standardeve kushtetuese dhe europiane të...
Burimi:
sot.com.al