Pjesë e grupit kriminal/ Kapet në Durrës 23-vjeçari, pritet ekstradimi (EMRI)
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Latif Biba, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve, Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar në muajin mars 2026 urdhër arresti për 23-vjeçarin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit italian. Pas lokalizimit dhe kapjes në Durrës, Latif Biba është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Burimi:
ntv.al