Pësuan avari në mjetin lundrues në det/ Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë
Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 3 shtetasve të cilët pësuan avari me mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë. Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë. Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg. Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike. Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u...
Burimi:
sot.com.al