Përplasja me armë mes anëtarëve të Bajrave dhe Aleksandër Prendit, vendngjarja një ‘fushë betejë’

Përplasja me armë mes anëtarëve të Bajrave dhe Aleksandër Prendit, vendngjarja një ‘fushë betejë’

Fshati Rranza në Bushat u kthye në fushë betejë më 23 gusht 2024. Anëtarë të grupit të Bajrave shkuan për të ekzekutuar Aleksandër Prendit, i cili për të shpëtuar vetn, u bëri pritë autorëve duke u qëlluar me breshëri armësh. Nga dosja e SPAK që Report Tv disponon, në vendngjarje janë gjetur 3 automjete luksoze të dëmtuara. Një ‘Audi’ i blinduar me ngjyrë blu të errët dhe me targa gjermane SWAG276 është dëmtuar si pasojë e të shtënave me armë. Rezulton se ky automjet është përdorur nga Izmir Sakicaj. Një tjetër ‘Audi A8’ i blinduar ngjyrë e zezë me targë AA021RU, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në pronësi të Franko Lelës. Ky mjet është larguar prej këtij të fundit nga vendi i ngjarjes...