Pedagogu Lush Susaj në protestë: Shqipëria nuk do të mbetet nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit
Pedagogu Lush Susaj ka folur në protestën e 57-të qytetare para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Susaj përmendi figurën e poetit dhe martirit të demokracisë, Havzi Nela, duke thënë se sakrificat e shqiptarëve nuk harrohen. Ai u shpreh se pavarësisht vuajtjeve, shqiptarët janë ngritur sërish dhe vijojnë të kërkojnë ndryshim. “Na vranë, na dogjën, na varfëruan, por prapë jemi këtu”, deklaroi Susaj, duke bërë thirrje që qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe të angazhohen për të ardhmen e vendit. Susaj: Mirënjohje të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëpunëtorë të protestës së bashkimit dhe të shpëtimit të Shqipërisë. Mirënjohje pafundësisht medias që po bën një punë të mrekullueshme. Nuk doja të merrja fjalën sonte, por kur mbaroi himni kombëtar, më...
Burimi:
gijotina.com