Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Pastrim parash përmes veshjeve luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente luksoze dhe klientelë të përzgjedhur, Policia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një segment tregu që deri më tani kishte mbetur pothuajse i paprekur: tregun e veshjeve dhe aksesorëve të luksit. Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objektin e veprimtarisë së këtyre dyqaneve, çdo gjë duket e rregullt. Por sapo nis të kërkosh zyrtarisht në regjistrin shqiptar të biznesit, (QKB), disa gjëra nuk shkojnë. Shumë pak nga këto biznese rezultojnë të regjistruara me emrat e tyre tregtarë në Shqipëri. Zyrtarisht, këto biznese po hetohen me indicien që tregtojnë produkte të markave luksoze, të kontrabanduara, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin. Por burime i...