“Pash Zotin mos më gjuni…”/ Del FOTO e të riut që hyri me makinë mes turmës

“Pash Zotin mos më gjuni…”/ Del FOTO e të riut që hyri me makinë mes turmës

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e 5 majit te sheshi “Skëndërbej” ku shoferi lezhjan Viktor Ndoka hyri me shpejtësi duke rrezikuar jetët e qytetarëve. “Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”këto thuhet se kanë qenë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, sipas gazetarit Elton Qyno. Në pamjet e momentit kur 2 efektivët e Policisë Bashkiake neutralizojnë lezhjanin, duket imazhi i këtij të fundit. Po ashtu, thuhet se Ndoka ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që në bulevardin “Zogu i I” e me të njëjtën shpejtësi është drejtuar për në sheshin “Skënderbej” nga ku është përplasur me gurët e vendosur pranë Muzeut Kombëtar. Menjëherë sapo kanë vënë re...