Pas rikthimit nga “Kushtetuesja”, Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e “arrestit” për…
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për shqyrtimin në dhomë këshillimi të rekursit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Rishqyrtimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyroi Gjykatën e Lartë të japë një arsyetim të plotë se përse masa e arrestit me burg është e vetmja masë e përshtatshme në rastin e Veliajt. Çështja do të shqyrtohet nga Kolegji Penal i përbërë nga Sandër Simoni, në cilësinë e relatorit, si dhe Valbon Çekrezi dhe Genti Shala, anëtarë. Më herët, gjyqtarët Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga shqyrtimi i rekursit, pasi kishin marrë pjesë në shqyrtimin e kërkesave të mëparshme të paraqitura nga Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës është i pandehur dhe po...
Burimi:
sot.com.al